Pas tërmetit reagon Haxhinasto: Duhet të jemi më seriozë në ndarjen e punës dhe menaxhimin e kësaj situate…

0
105

Ish-Ministri Edmond Haxhinasto këtë të martë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se është e rëndësishme që për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit, të gjithë duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre.

Haxhinasto në fjalën e tij ka theksuar faktin se për menaxhimin e situatave të tilla duhet që të ndiqen manuale të caktuara që ndiqen nga të gjithë vendet në botë per te kaluar nje situate kaq te rende.

Ish ministri ka bërë thirrje se nga një situatë e tillë duhet të nxjerrim mësim në mënyrë që të jemi të përgatitur për raste të tjera.

“Jemi në një faze që ka nevoje për kontribut, çfarë kemi bërë në të kaluarën, çfarë do të bëjmë tani dhe çfarë dihet të bëjmë në të ardhmen. Trauma është e madhe dhe shpërndarja e resurseve duhet të jetë e shpërndarë për të gjithë këto resurse qoftë tek rindërtimi, por edhe te trajtimi i përditshëm. Mendoj se gjithmonë në raste të tilla ka nevojë për të hedhur sytë pas dhe duhet të nxjerrim mësime për raste të ngjashme. Po te shikoni disa manuale që kanë regjistrat e OKB kanë rregulla të caktuara para dhe pas situatave të tilla. Duhet të ndërtojmë institucione të emergjencave civile që duhet të ishin të trajnuara te kualiduara kjo është në aspektin menaxherial të situatës. Kemi pasur disa alarme të forta. Edhe shkresa e presidentit në korrik duhet të ishte marrë me seriozitet dhe jo me ate përbuzje që u mor, por edhe hartën e përgatitur nga ekspertët e Shqipërisë duhej të ishte marrë më seriozisht dhe të shihej më me vëmendje. Duhej të shihej me vëmendje si janë dhënë lejet, e them pa hezitim masakra urbanistike që është bërë nën sytë e politikane që është bërë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë zonën perëndimore përtej dëmeve mendoj se duhet të na jepet një leksion se si duhet të menaxhojmë territorin në të ardhmen. Nuk duhet të kemi një liri të tillë ndërtimi vend e pa vend,kemi pasur një traditë ndërtimi të vlefshme ku nëpër fshatra ndërtohej nëpër kodra apo zona me taban.”, tha ai.

Gjithashtu ish-ministri Haxhinasto është shprehur ndër të tjera se politika shpesh herë hiqet sikur i zgjidh gjithçka.

“Protokollet per menaxhimin e situatave te tilla janë shumë të qarta, edhe me 21 shtator ka qene cështja e ligjit kur ekspertët hartuan harten sizmike pse duhet të merremi tani në këtë kohë kur kemi primare menaxhimin e situatës. Flitet që organizata të ndryshme bamirëse duhet të merren me rindërtimin unë nuk mendoj kështu rindërtimi është çështje e pushtetit vendor ne kordinim me atë qëndror. Mendoj se çështja e rindërtimit duhet të bëhet në një formulë ku duhet të jetë pushteti vendor qëndror dhe kompanitë e përfshira në këtë proces dhe jo të presim nga situatat bamirësi duhet të jemi më serioz në ndarjen e punës dhe menaxhimin e kësaj situate.duhet te kemi parasysh se ne keto zona ka një aktivitet që duhet të vijojë.”, theksoi Haxhinasto.

Ndër të tjera Haxhinasto, është shprehur se në një situatë të tillë është e rëndësishme që të merren parasysh. Sipas tij edhe propozimet e bera nga zoti Basha duhet te merren në konsideratë pasi janë shumë të vlefshme.

“Flitet që shoqata të ndryshme bamirëse duhet të merren tani me rindërtimin. Unë nuk mendoj që zgjidhet kështu. Çështja e rindërtimit i përket pushtetit vendor dhe e pushtetit qendror, duhet gjetur një formulë me angazhimin e sektorit privat. Gjykoj se shoqata të ndryshme bamirëse kanë shumë punë për të bërë, ata i shërbejnë njerëzve. Ata njerëz kanë nevojë për shërbim të përditshëm, fëmijët kanë nevojë për shërbim të përditshëm, në aspektin e higjenës, në aspektin e ushqimit, në aspektin e transportit, të shkollave, të veshmbathjeve sepse po vjen dimri dhe janë akoma në çadra. Duhet të bashkohen këto të treja, me qëllim që të unifikohet edhe standardi i riparimit të këtyre ndërtesave dhe të kontrollohet se çfarë po bëhet, sepse unë nuk mund të pres nga një shoqatë bamirëse që të ketë kapacitetet për të rindërtuar një pallat apo një shtëpi. Mendoj se duhet ë jemi më serioz në menaxhimin e punës dhe të kësaj situate. Duhet të kemi një sy edhe te e ardhmja. Dua të përshëndes angazhimin e shumë ekspertëve, profesionistë të mirëfilltë që po japin këshillat e tyre në mënyrë vullnetare dhe kjo është për t’u përshëndetur më shumë nga të gjitha dhe i kam dëgjuar më vëmendje se çfarë kanë thënë. Ata kanë thënë që rindërtimi është shumë i rëndësishëm të bëhet me një koncept tjetër. Me një koncept tjetër urban. Me një koncept tjetër të standardeve të ndërtimit. Me një koncept tjetër të aspekteve arkitekturorë dhe estetik të ndërtimeve të reja sepse dëmi më i madh ka ardhur në zonën turistike. Pra duhet parë dhe në funksion të turizmit, por gjithmonë duke vendosur balancën, emergjencën që kanë njerëzit për t’u shërbyer sot dhe ato që duhet të kemi nesër. Patjetër duke pasur parasysh dhe faktin që aty ka një aktivitet, jeta vazhdon. Aty ka një aktivitet ekonomik, i cili duhet të vazhdojë në mënyrë normale. Një aktivitet ekonomik, i cili duhet të krijojë jo vetëm punësim të njerëzve, por dhe mirëqenie të tyre. Duhet të kemi parasysh që ky ushtrim, do të thoja rindërtues të ketë efektet e veta sa më pozitive për të nesërmen e vendit, për ekonominë e vendit, për ekonominë e Durrësit, për ekonominë e Thumanës, të Laçit, të Lezhës, pra duhet pasur dhe ky dimension pasi është një pjesë e rëndësishme e turizmit shqiptar që realizohet aty”, theksoi Edmond Haxhinasto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here