Paralajmërimet për tërmetin/ Ilir Meta: Duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët, shteti duhet të jetë i parapërgatitur për çdo gjë!

0
95

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspertët. Meta tha se ai nuk është tërmetolog dhe as gjitholog, por theksoi se shteti duhet të jetë i parapërgatitur për të tilla fatkeqësi. 

‘Ka pasur paralajmërime nga qendrat sizmiologjike të rajonit, që më kanë detyruar të bëj një ftesë paralajmëruese për të tërhequr vëmendjen për marrjen e masave.

Kam mbaruar për ekonomi dhe një nga degët kryesore të ekonomisë janë statistika dhe probabiliteti. Dhe kur i njeh ato, të ndihmojnë për të kërkuar zgjidhje për parandalimin e situatave,’ tha Meta.

‘Unë duhet t’u drejtohesha institucioneve shtetërore për të marrë masa. Kjo tregoi që duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët, tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here