Nuk përmbahet Elisa e ‘Skënderbeut’ vazhdon të shigjetojë Presidentin edhe pas tërmetit…

0
134

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, vijon ende të shigjetojë presidentin e Republikës, pas paralajmërimit të këtij të fundit, në muajin korrik, për rrezikun e një tërmeti dhe nevojën e marrjes së masave nga ana e qeverisë. Spiropali u tall dhe vuri në lojë presidentin pas kësaj letre, duke e quajtur “baba Xhike”.

Edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Spiropali vijon me këtë linjë. E pyetur lidhur me shqetësimet e presidentit ajo tha se nuk merret me parashikime tërmeti dhe se këto janë punët e “ndonjë personi që merret me studime para-normale”.

“Për paralajmërimet dhe parashikimet nuk më keni, sillni ndonjë person që merret me studime para-normale. Unë nuk jam eksperte, ama mund të them që problemi nuk është harta e rrezikut sizmi, se atë Shqipëria e ka patur që nga 1984. Por ajo që ju thatë, kodet e ndërtimit, duhet të adoptohen euro kodet”, u shpreh Spiropali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here