‘Nuk i ka fajet shteti’/ Si ta lexojmë tezën e Luljeta Bozos???

0
210

Inxhinierja Luljeta Bozo njohu momentet e saj të famës pas tërmetit të 26 nëntorit, aq sa e kishte të vështirë të gjente kohë për të dhënë intervista, kaq të shumta ishin kërkesat për të.

Megjithatë, dalja e saj në krah të kryeministrit Edi Rama në dy raste, fillimisht në një takim në zyrë dhe më pas në Komitetin e Rindërtimit, u kritikua nga analistët.

Fatos Lubonja tha se ajo po bëhet koperturë për një tjetër dështim të qeverisë.

Por ajo që bie në sy është se Bozo bëri një deklaratë në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që u pasqyrua me shpejtësi në mediat pro-qeveritare.

Sipas saj, nuk është faji i shtetit për ndërtimet pa themel që kanë bërë banorët. “Ata nuk kanë zbatuar kodet, ndaj duhet të financojnë,” citohet nga Top Channel deklarata e Bozos.

Që pas tërmetit të nëntorit, qeveria është munduar të ‘kontrabandojë’ përmes mediave të saj tezën se fajin e kanë qytetarët dhe jo shteti.

Kjo është teza e dytë e rrezikshme, pas asaj që mbrojti kryeministri një ditë më parë përpara një qytetareje të shqetësuar. Kur ajo e pyeti se përse i është dëmtuar pallati i ri i sapondërtuar dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, Rama tha se fajin e ka tërmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here