Standard.al

Nëna e katër vogëlushëve përbuzet nga institucionet: Mos pillje kaq fëmijë! Telefonova Iris Luarsin, por nuk më ndihmoi…

0

Tërmeti i pak ditëve më parë ka lënë pa strehë edhe 26 vjeçaren Bora Avdija dhe katër fëmijët e saj të mitur të cilët jetonin në një shtëpi me qira në kryeqytet.

 

“Kam fjet tetë muaj në varreza. Zgjodha se aty sepse njerzit janë të vdekur dhe nuk afrohet kush. Kisha katër kalamaj. Nuk doja të dilja në rrugë me katër fëmijë. E kam takuar Sofien e i kam thënë hajde shiko ku jam. Githkund kam qenë në bashki dhe në zyra. Kam nevojë për strehim për kalamjtë e mi, të jenë edhe këto të qeshur. Mos të vujanë siç ka vuajtur nëna vet. I kërkoj shtetit njerzve të më ndihmojnë për fëmijët e mi.”– tha Bora.

Ndërkohë Sofia, zonja që e ka ndihmuar fillmisht Borën dhe ka zgjedhur më pas që ta bëjë publike, tregon rrugëtimin e vështirë që ka hasur në institucione dhe në shoqatat në ndihmë të gruas për ti ardhur në mbrotje dhe ndihmë 26-vjeçares.

“E kam takuar në rrugë duke qajt dhe mendova se mos ka abuzuar kush me të dhe mendova që ta ndihmoj. Dhe i mora numrin e telefonit. E kam mbajt afër dhe i thash o gjallë a vdek do të ndihmoj. Zyrtarja e bashkisë, njëra me flokë të zeza, i ka thënë mos ti kishte pjellë katër fëmijë.Aty kam bërë fjalë me zonjën e bashkisë. Nuk kam dokument të paraqitem. Kam shkuar tek ministria e Drejtëisë dhe i kam thënë ndihmojnë ligjërisht dhe me para nuk e kanë ndihmuar.

Kam telefonuar shumë shoqata. Kam kontaktuar dhe me shoqatën “Linja e Këshillmit të Gruas” që drejtohet nga Iris Luarasi, kam folur personalisht me Iris Luarasin dhe më ka thënë do të ndihmojmë, do e ndihmojmë, do e ndihmojmë dhe nuk e kanë ndihmuar.

Madje Vjollca Kekezi më ka kërcënuar dhe më tha kush je ti që na mërr në telefon a ku ta di unë. Dhe askush nuk e ka ndihmuar. Ajo ka një farë të drejtë sepse unë e bëj për humanizëm. Do të përgjigjem para ligjit i thash që Borën nuk e ke ndihmuar. Emisionin e tyre kanë dashur ta çojnë tek Rudina Magjistari dhe i kam thënë mos shko Bora se është për show. Dëri tani Linja e Këshillimit të Gruas më ka ndihmuar deri tani, sepse bashkëpunoj me shoqatat. Kemi shkuar dhe në polici.Tashmë po e mbaj në shtëpinë time ”– u shpreh ndër të tjera Sofia./Fax News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.