Një 26-vjeçar ka përfunduar në Gjykatë pas abuzimit seksual me një 19-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino, me vajzën që akuzon mikun e saj se e ka përdhunuar.
26-vjeçari nuk e mohoi marrëdhënien seksuale me vajzën, por shtoi se gjithçka ndodhi me pëlqimin e të dy palëve. Gjithsesi, mbi të rëndon akuza e përdhunimit dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes pritet të merret vendimi përfundimtar.