Standard.al

Bylykbashi: Tërmeti zbuloi babëzinë e kësaj qeverie… përveç shfaqjes së Ramës, njerëzit nuk kanë marrë asgjë!

0

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, pasi bëri përgjegjës qeverinë Rama për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti, tha ndër të tjera se Rama dhe koorporata që ka pas vetes po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur sipas konceptit komunist që të ndërtojë shteti.

 

“Tërmeti nxorri në pah babëzinë e qeverisë Rama, shqiptarët e panë si janë harxhuar paratë”

Jemi dy javë nga momenti vertetë tragjik për Durrësin dhe më shumë se kaq për Shqipërinë, që ishte goditja nga tërmeti. Situata është vërtetë shumë e rëndë, për të mos thënë e trishtë. Ishte që në momentet e para, ku shkonim nga një vend në një vend tjetër dhe që ishte mbytëse nga efektet e tërmetit. Ajo që konstatonim me dhimbje, ishte mungesa e përgatitjes totale të shtetit.

E sigurtë që do kishim shpëtuar jetë njerëzishe nëse shteti do kishte reaguar në mënyrën dhe kohën e duhur. Tani shqiptarët i kanë parë me sytë e tyre se si janë harxhuar paratë e tyre nga kjo qeveri. Dhe pse zyrtarët, ministrat ishin prezent reagimi i tyre ishte zero. Kjo situatë nxorri zbuluar se si babëzia është synimi kryesor i kësaj qeverie.

Ky është shteti që nuk ka arritur të kontrollojë në 20-vjeçarin e fundit ndërtimet pa kriter duke e kthyer situatën në gangrenë. Panorama është komplekse. Shteti është në një mungesë përgatitje totale në këto dy javë pas tërmetit.

Njerëzit kanë mbetur pa shtëpi, dhe shteti përvecse një show të kryeministri, nuk ka ende mundësi tu jape një përgjigje se çfarë do ndodhë me pronën e tyre. Dy javë janë të mjaftueshme për të dhënë një panoramë të qartë të dëmëve. Çështja është çfarë do të ndodhë me ta. Shteti duhet të ketë instrumentat ligjorre për ta përballuar këtë situatë’- tha ndër të tjera Bylykbashi./Syri Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.