Akuza të forta ndaj Vuçiç….akuzohet për trafik droge

0
121

Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe vëllai i tij, Andrej, janë akuzuar nga opozita serbe për lidhje me pronarin e një ferme, i cili u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës. Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Ka qenë Milos Vuçeviç, kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi ai që ka kallëzuar Presidentin e Serbisë dhe të vëllanë për përfshirje në kultivimin e marijuanës. Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet në Jovanicë, pranë kryeqytetit, Beograd.

Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.

tportal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here