Vrasja e shqiptarit në Londër, prangoset një tjetër shqiptar (Emri)

0
113

Vrasja e shqiptarit Grineo Daka në Londër, ka çuar në pranga edhe një tjetër person.

Mediat angleze shkruajnë se në pranga është vënë shqiptari Edison Brahimi, 29 vjeç, i cili banonte në Camden Road.

Më herët është arrestuar edhe Liridon Saliuka, 29 vjeç, me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armeve pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.

27-vjeçari Daka u qëllua për vdekje në Klubin Phoenix Snooker pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve burrash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë. Daka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Image

Pas ngjarjes policia beri apel per të identifikuar personat e kapur në kamerat e sigurisë gjatë natës së sulmit.

Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: ‘Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës që të dalin përpara drejtësisë’.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here