Standard.al

Vijon lëkundja e tokës në Durrës, regjistrohen tre tërmete në pak minuta

0

Toka shqiptare vijon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas atij katastrofik të 26 nëntorit. Brenda pak minutash, janë regjistruar tre lëkundje tërmeti në Durrës.

Lëkundja e fundit është shënuar në orën 15:58, me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi 18 kilometra nga Shijaku.

Ndërkohë, pak minuta më parë, është regjistruar një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53. Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi.

Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45. Këto pasgoditje vijojnë të mbajnë në panik qytetarët e Durrësit, pasi edhe mesnatën e së dielës u regjistrua nga lëkundje e fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.