Standard.al

U përfol si pasuesi i Carlo Ancelottit, Edi Reja sqaron të ardhmen e tij!

0

Mosha është thjeshtë një numër, mbi të gjitha për Edi Rejan, i cili vijon të jetë ende në modë edhe në Serie A italiane. Emri i tij është përfolur shpesh këtë periudhë si pasuesi i mundshëm i Carlo Ancelottit në stolin e Napolit por vetë Reja ka një tjetër version, Napoli për të është thjeshtë një kujtim i bukur, një qytet ku ka shumë miq, por vetëm kaq, pasi ai e sheh vetën si trajneri i Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme. I ndodhur në Tiranë, ku ishte i pranishëm në takimin që FSHF ka zhvilluar me trajnerët e ekipeve kombëtare, Reja ritheksoi edhe një herë se rinovimi është thjeshtë një formalitet.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.