U inagurua para 5 muajsh nga Veliaj, kush mban përgjegjësi për shkollën “Sami Frashëri”?

0
151

Nga Albana VOKSHI

Gjimnazi Sami Frashëri është rikonstruktuar dhe inaguruar në 9 korrik 2019 nga Kryetari i Bashkisë Veliaj që nuk do e humbte kurrë një mundësi të tillë dalje propagande.

Sipas mediave, rikonstruksioni u bë me mbështetjen e kompanisë “Philip Morris” dhe organizatës “Milieukontakt Shqipëri”, rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).

Veliaj ka siguruar që Bashkia po kujdesej për përmirësimin e kushteve për nxënësit e që “është çështje kohe që investime të tilla të prekin të fjitha shkollat në kryeqytet”.

Por, pas tërmetit të 26 Nentorit, shkollës “Sami Frashëri” i është vënë shiriti prej dëmtimeve që ka pësuar. Pushimi i Drejtoreshës militante të gjimnazit nuk duhet ta mbyllë këtë cështje të rëndë që mund të kishte pasoja të rënda nëse tërmeti do kiahte ndodhur gjatë ditës kur mijëra nxënës janë në ambjentet e shkollës.

– Kush mban përgjegjësi për shkollën “Sami Frashëri”?

– A jane kolauduar punimet e rikonstruksionit te shkolles nga kompani private? A eshte bere marrja ne dorezim e punimeve nga ana e bashkise?

– si u përzgjodhën kompnitë që bënë rikonstruksionin?

– Sa është shpenzuar për këtë rikonstruksion?
– Nëse po, kush e ka bërë certifikimin e strukturës? Ndërtesës?

– A mban përgjegjësi Kryebashkiaku Veliaj që siguroi nxënësit e prindërit që shkolla ishte e sigurt?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here