Tatimet dështim rekord në muajin nëntor…20 mln dollarë më pak…

0
147

Financat e shtetit kanë marrë rrokullimën e pandalshme teksa institucioni kryesor i mbledhjes së të ardhurave, Tatimet, shënuan në nëntor një tjetër rekord negativ.

Të dhënat e brendshme konfidenciale tregojnë se vetëm për muajin nëntor administrata tatimore regjistroi një deficit rekord duke mbledhur 2 miliardë lekë ose 20 milionë dollarë më pak se plani.

Ndërsa qeveria është në nevojë më shumë se kurrë për para për të financuar dëmet katastrofike që la pas tërmeti i datë 26 nëntor, të ardhurat e shtetit janë në pikiatë.

Ky është mosrealizimi më i madh që është regjistruar ndonjëherë në administratën tatimore, i cili vë seriozisht në rrezik qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Mosrealizimi

Gjysma e mosrealizimit rekord të shënuar muajin që lamë pas ka ardhur nga vetëm dy drejtori, që janë ajo e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe Drejtoria Rajonale e Tiranës.

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, që ndryshe njihen si VIP-at, kryesohet nga Gjergji Smokthina, ndërsa ajo e Tiranës nga Borjana Shaka. Të dy krerët e departamenteve më të rëndësishme të administratës Tatimore njihen si njerëz të afërt të zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe janë emëruar në këto detyra me propozimin e këtij të fundit.

Në fakt prej disa muajsh administrata Tatimore, drejtohet praktikisht nga Braçe dhe jo nga Ministria e Financave. Ky zinxhir paralel drejtimi është duke minuar institucionin e Tatimeve dhe qëndrueshmërinë financiare të shtetit.

Si drejtoria e VIP-ave ashtu edhe ajo e Tiranës për disa muaj më radhë kanë shënuar rezultatet më negative në historinë e tyre.

Vetëm në dy muajt e fundit drejtoria rajonale e Tiranës ka regjistruar një mosrealizim prej 17 milionë dollarësh, ndërsa si 11 mujor kjo drejtori ka një mosrealizim prej 34 milionë dollarësh. Drejtoria Tatimore e Tiranës dhe ajo e VIP-ave janë burimet kryesore të të ardhurave që mbledhin Tatimet.

Rezultatet negative të shënuara në Nëntor pritet të thellojnë edhe më shumë gropën e buxhetit të shtetit, që ndodhet në vështirësi të thellë financiare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here