Paloka-Ramës: Hiqu oligarkëve 150 milion euro dhe jepja shqiptarëve… Në fund të fundit paratë që ju ke grabitur po ju kthen!

0
93

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i kërkon kryeministrit Rama që pasi plotësoi dy pikat e para të propozuara nga Basha, të plotësojë edhe pikën e atë që 150 milion eurot e oligarkëve ti anulojë dhe t’ua kalojë familjeve në nevojë të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plote

Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur per ti nxjerre ne terren.
Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat” .
Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen…apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume…?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here