Njihuni me kryeministren më të re në botë/ Jetonte me qera dhe është e vetmja nga familja me shkollë të lartë!

0
125

Kryeministrja më e re në botë është ajo e Finlandes, Sanna Marin, 34 vjeçarja qe ishte më herët ministrja e Transportit në Finlandë.

Ajo do të futet në librat historikë, si kryeministrja më e re në botë, e cila do të udhëheqë qeverinë e koalicionit në Finlandë. Ministrja e Transportit u zgjodh nga partia Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën , pasi kryeministri aktual Antti Rinne u largua, pas humbjes së besimit. Ajo do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë me pesë parti të kryesuara nga gratë.

Mediat raportojne se Sanna Marin jetonte në një apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj. Mediat vendase në vitin 2015, duke iu referuar dëshmive të dhëna nga vetë ajo, shkrujanë se në fëmijëri ajo ndihej e “padukshme” sepse nuk ishte në gjendje të fliste hapur për familjen e saj.

Ajo tha që nëna e saj kishte qenë gjithmonë mbështetja e saj dhe ishte pikërisht ajo që e bëri atë të besonte se mund të arrinte gjithçka që dëshironte. Ajo ishte personi i parë në familjen e saj që shkoi në universitet.

Marin u ngrit shpejt në radhët e Social Demokratëve, duke drejtuar administratën e qytetit në Tampere në moshën 27 vjeç dhe duke u bërë deputete në 2015.

Marin do të jetë gjithashtu kryeministra e tretë grua në vendin Nordik. Social Demokratët dolën si partia më e madhe në zgjedhjet e mbajtura në prill, dhe kështu mundi të emëronte kryeministren që do drejtojë qeverinë e koalicionit. Finlanda mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Ajo ka thënë para gazetarëve se: “Ne kemi shumë punë për të bërë për të rindërtuar besimin,”.

Pyetjeve lidhur me moshen e saj të re për një kryeministre, ajo iu pergjigj shkurt: “Unë kurrë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time. Unë mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe per ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here