Me tre fëmijë të vegjël në çadër, rrëfehet mes lotëve e reja: Ndihmat i morën ata me vila trekatëshe, s’kemi mundësi…

0
79

Fax News ka qënë sot në fshatin Shetaj, në Durrës, ku tërmeti i 26 Nëntorit ka lënë pasoja të shumta në banesa, dhe dhjetra qytetarë kanë mbetur të pastrehë, së bashku me fëmijët e tyre të mitur. Një prej banoreve, ka rrëfyer mes lotëve, se i duhet të rrisë në çadër tre fëmijët e saj të mitur, një prej tyre ende disa muajsh.

Ajo tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit, dhe gjithë çfarë kërkon është një çati mbi kokë. Sikur mos tiu mjaftonte kjo, familja ka marrë dhe një gjobë për shkak se ka hedhur blinda për ngritjen e një banese të re, ndërsa thonë se janë të pafuqishëm që të përballen me shtetin.

“Nuk ka më keq, të nxjerrësh tre foshnje nga ndërtesat ishte shumë e vështirë, po zoti është i madh dhe na la që të dilnim të gjallë, nga tërmeti i 21 Shtatorit na u prish banesa, ikëm në Durrës me qera, aty qemë më keq.

Kemi 12 ditë që rrimë në çadër me fëmijën e vogël, nuk kam marrë as nsihmën më të vogël, kryetari i Komunës nuk na ka ardhur me na pa në sy. Ku ta çoj unë foshnjën, këtu në çadër do të rri, derisa nuk e di ça të të them.

Nuk kam shanse me tre fëmijë të vegjël që të ndërtoj shtëpinë, asnjë gjë më të vogël  nuk na kanë sjellë, erdhën ndihmat dhe i mbushën makinat ata që kishin vila tre katëshe, morën vaj për një vit”, tregon qytetarja.

E njëjta situatë paraqitet dhe në familjen Kaculi, ku kryefamiljari tregon se edhe pse ia kanë shpallur banesën të pabanueshme, nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje se ku të jetojë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here