Standard.al

Kërkimi i azilit nga Tufa/ “Në kohën e duhur gjithçka do të bahet e ditun”! Kodra: Spartak Braho përbindësh!

0

Nga Erl Kodra

 

 

Per Agron Tufën kam shkruar më herët, ndaj nuk është vendi të përsëris ato që kam thënë në shkrim. Por e di (për disa rrethana specifike), se shkaqet e Agronit janë serioze; aq serioze, sa ç’është jeta e fëmijëve. Dhe ka dashtë Zoti, Agroni i ka pesë fëmijë si drita.

Agroni ka patur një alternativë; të bënte sikur po bën ndonjë punë, të mos hapte gojën përshembull për Kampin e Tepelenës, të mos merrej me gjyqin e ish gardianit të Qafë Barit, Edmond Caja, të mos botonte qindra tituj me libra kujtese dhe memuare, dhe të bënte qejf me rrogë shteti.

Sikur Agroni të mos kishte fëmijë, mund të “pranohej” edhe linçimi publik që i kanë ba përgjatë një viti në gazetën Dita. Por jo në rastin kur ke pesë fëmijë, të cilët përballen me përbindësha si Spartak Braho me shokë. Sikur të ishte vetëm kaq kjo histori!

Në fakt, kjo histori tejkalon kokëçarjet që vijnë prej mesazheve dhe sms-ve. Dhe shyqyr Zotit, Agron Tufa nuk është aq “trim” sa t’i lanë fëmijët jetimë. Në kohën e duhur gjithçka do të bahet e ditun. Për momentin, po presim gjyqin e atij gardianit në Mynih.K

Ky gjyq do të jetë seanca e parë e Nuremberg-ut shqiptar.

Për detaje, herë tjetër, në kohën e duhur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.