Thursday, April 25, 2024
Home Bota FOTO/ EUROPOL zbardh detajet! Shkatërrohet grupi me 11 persona, dyshohet për evazion...

FOTO/ EUROPOL zbardh detajet! Shkatërrohet grupi me 11 persona, dyshohet për evazion dhe pastrim parash…

0
125

Policia kroate në bashkëpunim  të ngushtë me autoritetet gjermane dhe ato çeke, por edhe me EUROPOL, ka goditur një grup kriminal, i cili mbahej nën hetim për evazion fiskal, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe për mashtrim.

Sipas njoftimit të shpërndarë në faqen zyrtare nga EUROPOL, bëhet me dije se grupi  tregtonte automjete luksoze përmes disa ndërmarrjeve në vende të ndryshme të BE-së, të cilat dyshohen se vepronin ilegalisht.

Grupi kriminal, që drejtohej nga një 48-vjeçar, falsifikonte dokumente dhe fatura për të shmangur taksat dhe detyrimet e akcizës dhe për të ofruar shërbime të pastrimit të parave për kriminelët dhe grupet e tjera. Policia e Kroacisë ka ngritur dyshime të forta ndaj shtetasit kroat, por edhe ndaj 10 personave të tjerë që janë pjesë e këtij grupi, i cili funksiononte me ‘rregullat e veta’ duke sfiduar  ligjin me anë të mashtrimit dhe fshehjes. Këta persona tashmë janë venë në pranga deri në zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tyre.

Hetimi në vazhdim nga policia kroate pret që të paraqiten akuza të reja për të arrestuarit, ndërsa janë sekuestruar një sasi e madhe parash dhe makina luksoze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here