Standard.al

Champions, Barcelona ‘i jep’ dhuratën më të bukur Interit pas shifrave rekord nga biletat!

0

Takimi Inter-Barcelona do të sjellë shifra rekord për zikaltërit nga arkëtimet e biletave, të cilat kanë prekur shifrën e 8 milionë eurove. “San Siro” do të jetë plot për të shtyrë ekipin e Kontes drejt kualifikimit pasi duhet me çdo kusht suksesi për të kaluar turin.

Madje edhe Barcelona ka menduar t’i japë një dorë Interit. Katalanasit janë të kualifikuar dhe Valverde nuk ka ndërmend të sakrifikojë yjet e ekipit në prag të sfidës ndaj Real Madridit, në program javën e ardhshme.

Leo Mesi është lënë pushim dhe bashkë me të edhe Pike e Arturo. Shtoji listës dhe të padisponueshmit Sergio Roberto, Zhordi Alba, Semedo dhe Dembele. Gjithesi do të jenë në fushë Suarez, Grizman, De Jong apo Vidal, ndonëse nuk përjashtohen surprizat në çastin e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.