Shkodër/ Gjendet i pajetë një 28 vjeçar në një kanal, dyshohet se…

0
114

Trupi i 28 vjecarit është gjendur i pajetë në kanalin vaditës afër banesës së tij teksa dyshohet se mund të ketë qenë vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë natës ku kanë qënë familjarë të cilët kanë njoftuar policinë ndërkohe që pas nxjerrjes së trupit nga kanali vaditës viktima është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Nuk dihen arsyet pse 28 vjecari i ka dhënë fund jetës, por nga burimet paraprake mësohet se ai kishte shfaqur shenja depresioni.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë:

“Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është  gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte  larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni

Nga këqyrja paraprake  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë”, njofton zyrtarisht policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here