Shiste droga të forta tek “Varri i Bamit” në Tiranë, arrestohet në flagrancë 43 vjeçari

0
126

Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Driver”.

Në automjetin e tij tip Benz, policia sekuestroi rreth 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë

se në rrugën “Xhanfize Keko” në vendin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here