Mesazh mes lotësh e artistes durrsake/ Na ndau babëzia shtëpiza ime e dashur…

0
170

Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të pabanueshme është edhe ajo e artistes Keti Bashhysa.

Kjo e fundit, përmes një postimi prekës në Facebook, shpreh të gjitha emocionet e saj lkidhur me këtë largim të detyruar.

“Më dhemb shpirti që po iki nga ty e ëmbla ime…të desha që në minutën e parë”, shkruan ndër të tjera ajo.

Ja çfarë shkruan artistja në postimin e saj:

Më dhemb shpirti që po iki nga ty e ëmbla ime…të desha që në minutën e parë. Ishe e vogël por , aq e ngrohtë , e dashur. Gëzohesha aq shumë me ty , sa edhe pemën e vitit të ri, e bëra e para. Prisja me pa durim që të bleja diçka të bukur ty , sa herë merrja rrogën… harrova veten në ty. Me shumë sakrifica të bëra timen ,strehëza ime e vogël por, mu rrënove para syve brenda pak sekondave.

Nuk di nëse duhet të të them mirupafshim , sepse nuk e di nëse do shihemi më…..

Të desha kaq shumë, kaq shumë por , na ndau babëzia e bastardëve strehëza ime, na ndau dhimbshëm. Zoti të bashkon, njerëzit të ndajnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here