Ish-deputeti i PS-së akuza të forta: Don Kishoti i Spiropalit, haram çdo qindarkë që ke vjedhur…

0
108

Eduart Ndocaj, i cili dikur ka qenë deputet i Partisë Socialiste ka lëshuar akuza të ashpëra kundër kryeministrit Edi Rama. Po ashtu në një postim në rrjetet sociale, ai i bën thirrje edhe që të japë dorëheqjen.

Më tej në postimin e tij Ndocaj thotë se ndërkohë që njerëzit janë pa shtëpi, pa ushqime e rroba Rama nuk po bën asgjë, për ta por po vazhdon propagandën.

Për të para drejtësisë duhet të dalin Rama, Dako dhe Basha për lejet e ndërtimit janë në Durrës e Tiranë. Mes rreshtash ai shkruan edhe se Rama ka filluar të njihet si Don Kishoti i Spiropalit

Postimi i plotë:

Po thua se u lye?! Po lë nam me këtë propagandë naziste. Njerëzit janë pa ushqime, pa strehim pa shpresë. Ke katandis vendin në panik kolektiv, ke ndërtuar një mosbesim, frikë dhe dëshpërim, populli po largohet dhe s’do kesh as votues për monopartitizëm! Ke filluar të njihesh si don kishoti i spiropalit, je bërë për të të qarë hallin, sa i neveritshëm je bërë për shqiptarët dhe shumë bufon pēr ndërkombëtarët. Tallesh me dëshpërimin, por në fakt kjo ndodh sepse je vetë i dēshpëruar. Njerëzit e tu po vjedhin ushqimet, batanijet, makaronat, si s’të vjen pak turp, pak mëshirë, pak ndërgjegje ai nuk e ke, pak kurajo që të japësh dorëheqjen e të arrestosh Dakon dhe Koken në Durres, Tushen dhe Franin në Lezhe, ti të dalësh para drejtësisë me Bashën në Tiranë, për lejet dhe dhibmjen që ke shkaktuar 12 vite si kryetar bashkie, e 7 vite si kryeministër. E di se se bën, se s’ke aq kurajo e ndërgjegje se dëgjon ca servilë, që të rrisin mendjen me fjalë idiote si: je i madh; je babai kombit; rrofsh sa malet; etj, por këta janë të gjithë të paguar ta bëjnë këtë idiotësi, dorëheqja jote s’do të ishte e gabuar ta bësh, ndoshta njerëzit do të kishin mëshirë. Kam shumë për të thënë, por haram çdo qindarkë që ke vjedhur, haram çdo dhembje që ke sjellë! Haram cdo dite që je në ate detyrë, haram haram!’’
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here