Standard.al

E pazakontë/ Kjo banane e ngjitur në mur kushton 120 mijë dollarë

0

Një banane e ngjitur në mur në Art Basel Miami doli për shitje këtë javë me çmimin (aspak) modest prej 120 mijë dollarësh. Dhe sipas Artnet, që tregton vepra arti, dy nga tre veprat janë shitur. E treta kushton 15 mijë dollarë.

Punimi nga Maurizio Cattelan u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri arti kontemporan e cila është themeluar dhe Paris dhe ka një marrëdhënie jetëgjatë me artistin.

Ky është punimi i parë i Cattelan që hijeshon një ekspozitë në 15 vite.

E titulluar “Comedian” vepra e artit konsiston në një banane të blerë në një ushqimore në Miami dhe një shirit të shkurtër ngjitësi. Janë tre punime dhe të tre ishin në shitje.

Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta.” Perrotin shtoi se artisti i shndërron objektet bondane në “bartëse të kritikës dhe lavdeve.”

Blerësit potencialë duhet të dinë që s’ka asnjëfarë udhëzimi mbi çfarë duhet të bëjnë nëse bananet nisin të kalben.

Sipas një deklarate për shtyp nga Galerie Perrotin, artistit i lindi ideja para një viti.

“Asokohe, Cattelan po ideonte një skulpturë në formën e një bananeje,” shkruhet në deklaratë. “Sa herë që udhëtonte, merrte një banane me vete dhe e varte në dhomën e gjumit për t’u frymëzuar. Bëri disa modele: të parin në resin, pastaj në bronz dhe të lyer në bronz. Përfundimisht iu rikthye bananes së vërtetë.”

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. Një nga veprat e tij – një tualet i realizuar me flori 18-karatësh me vlerë 6 milionë dollarë – u hoq nga muri dhe u vodh nga Bleinheim Palace në Angli.

Gjatë kësaj ekspozite u shiten jo vetëm një por dy banane, secila për 120 mijë dollarë

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.