Dy të moshuarit kërkojnë strehë!! Sytë nga qielli: Nuk duam ushqime, duam shtëpi…

0
103

Tërmeti i 26 Nëntorit i ka shkatërruar banesën dhe familjes Mani në fshatin Domje të Vorës, ku dy të moshuarit kërkojnë një strehë të sigurtë për kokën e tyre. Ata janë ankuar në Fax News se askush nuk iu ka shkuar në banesë, për të vlerësuar gjendjen e godinës, e cila kishte dalë pothuajse jashtë funksionit që prej tërmetit të 21 Shtatorit.

“Na kanë ardhur përfaqësues të Bashkisë së Vorës dhe e quajtën situatën emergjente, por nuk na kanë thënë nëse duhet të futemi apo jo brenda. Kemi frikë që të rrimë brenda, pasi shtëpia kishte dëmtime që prej tërmetit të 21 shtatorit, nuk dimë ku me u anku. 

Ju faleminderit juve që erdhët. Jetoj bashkë me gruan, papunë, pa pension, jetojmë vetëm me pensionin tim. Është e pamundur që ne ta ndërtojmë shtëpinë me të ardhurat që kemi”, tregon Haqif Mani.

Kryefamiljari rrëfen për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu, se para 30 vitesh ai ka ardhur nga fshatrat e Kukësit dhe është vendosur në Domje, ndërsa prej 40 më shumë se vitesh ka dhënë kontributin e tij si arsimtar.

“Rrezikohemi dhe nga energjia elektrike që është nëpër këmbë, ne s’dimë ku të shkojmë, unë jam 72 vjeç. Ne nuk duam ushqim, nuk kemi pretendime, kërkojmë vetëm që të na jepet mundësia që të rregullojmë banesën. 

Dy dhoma kanë qenë të pabanueshme që në 21 Shtator, ai tërmet qe i llahtarshëm, gruaja mezi ka hapur derën atë ditë. Shpëtuam shyqyr Zotit pa dëm, po kemi frikë që të rrimë, s’kanë ardhur ekspertët. Apeli im është që të na ndihmojnë, të na bëjnë një banesë të paktën, nuk duam çadra, dhe as qera, që e ka dhënë ai Erion Veliaj, mosha bën të vetëm, nuk jemi më për asgjë.

Edhe unë i kam kaluar të 70-tat, edhe check up-in nuk na e bëjnë më, se thonë ç’iu duhet ju. 42 vite kam qenë arsimtar, kam kontribuar për këtë vend”, rrëfehet më tej Haqif Mani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here