Dikur kërkonte largimin e Shqipërisë nga Konferenca e Vendeve Islamike, por ja se çfarë bën sot Rama…

0
136

Edi Rama ka qenë dikur kritik i madh, bashkë me Spartak Ngjelën, kundër anëtarsisë së Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike, të cilën e kishte bërë Sali Berisha si president.

Por sot Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunim ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

 

“Ju falenderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”- tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi se “Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini tju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur tju falenderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here