“Dalldisja” e Veliajt i kaloi kufijtë! Ja se çfarë u thotë të huajve: Hani drekë në një restorant në Tiranë…

0
101

Teksa vendi po përballet me gjendjen e emergjencës civile, të shkaktuar nga dëmet katastrofike që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka një tjetër perceptim për situatën.

Sipas Veliajt, gjendja emergjente ka mbaruar, pavarësisht se mijëra njerëz që tërmeti i la pa një strehë, vijojnë të qëndrojnë ende nëpër çadra dhe kanë nevojë për ndihma ushqimore, por jo vetëm.

“Dalldisja” e Veliajt kaloi kufijtë sot, teksa në një dalje publike tregoi me krenari këshillat që iu dha një grupi të rinjsh që kishin ardhur nga NATO, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Sipas “lali Erit”, mënyra më e mirë që ata mund të ndihmojnë, është duke shijuar një drekë në një restorant në Tiranë, të blejnë një suvenir ose të bëjnë shopping në dyqanet e kryeqytetit.

Në këtë deklaratë absurde, Veliaj qan hallin e “tërmetit ekonomik”, siç e cilëson dhe vetë, pasi i frikësohet më shumë boshatisjes së bizneseve dhe lokaleve të Tiranës sesa sigurisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

Ai tha:

Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti. Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping. Nëse njerëzit ndrydhen, nëqoftëse nuk konsumojnë, nëqoftëse nuk shpenzojnë, nëse nuk dalin nga shtëpia, nëse nuk punojnë kafenetë e Tiranës, nëse nuk ka xhiro nëpër dyqane, atëherë ne shkojmë në një situatë ku tërmeti real është ai që na ndodh fillimisht në kokë e më pas në ekonomi. Kjo s’duhet të na ndodhë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here