Kryemadhi flet me fakte: Kam video! Rama duhet thirrur në Prokurori…Çfarë pritet??

0
92

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së tërmeti të 26 nëntorit, teksa u shpreh se kryeministri Rama duhet të ishte thirrur në Prokurori.

Sipas Kryemadhit, Rama ka mosvperuar me dashje, duke mos i nxjerrë banorët nga pallatet pas tërmetit të 21 shtatorit, ndërsa hodhi akuza dhe për mungesë kapacitetesh në përballimin e situatës.

“Është një gjë shumë e shëmtuar ajo që Rama bëri në atë ditë fatkeqësie, e mosveprimit me dashje, sepse, mosveprimi për të nxjerrtë viktimat jasht ka qenë më dashje.

Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet që me 21 shtator. Kjo është arsyeja pse s’ju përgjigjem dhe thirrjes së tij për të bashkëpunuar, sepse nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që çfarë thotë në mgjes, nuk thotë në drekë.

Kemi një kryetar bashkie që thotë janë të banuara, nga ana tjetër kemi një grup emergjence që nuk egziston.

Shteti ka një buxhet për emergjencat që çdo vit, vihet dhe nuk preket. Jo vetëm që prej 6 vitesh nuk është derdhur asnjëherë por është shfrytëzuar për fasada. Kjo është përsëri një vepër penale.

Nga ana tjetër kemi mosngritjen e emergjencave sociale. Kemi një mosveprim të gjithë institucioneve shtetërore.

A është me dashje a është padashje i ngelet Prokurorisë të hetojë. Unë kam patur njerëzit e mi te hotel “Mira Mare” që më kanë çuar video, dhe ditën që ka ndodh tragjedia, në orën 7 nuk kishte shkuar askush për të nxjerrë viktimat që thërrisnin për ndihmë.

Kjo qeveri ka patur 40 e ca fadroma e metrapik, për një vit të tërë tek Unaza e Re, duke shembur shtëpiat, e nuk paskin patur atje për të mbajtur një soletë që mos rrënohej.Ka patur mungesë totale të kapaciteteve.”, theksoi Kryemadhi më tej

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here