Jepte mësim në një shkollë për djem, hetimet fundosin 30-vjeçaren: Kryente s*ks me 5 studentë

0
107

Një mësuese 30-vjeçare ka përfunduar në polici pas hetimeve të kryera nga autoritetet afrikane për marrëdhënie seksuale mes saj dhe studentëve. Fiona Viotia, e cila më parë ka qenë modele, jepte mësim në një shkollë katolike djemsh në Afrikën e Jugut.

Telashet nisën për të pas ankesës së prindërve të një studenti 18-vjeçar. Me këtë të fundit mësuesja kishte krijuar lidhje seksuale, por kohët e fundit kishte filluar të bëhej shumë kërkuese dhe kontrolluese ndaj studentit. Sipas deklaratave të 18-vjeçarit, ai ka patur dëshirë vetë në fillim që të nisë një “aventurë” me mësuesen, por kur ka kërkuar të ndahej ajo është bërë agresive dhe nuk e linte të qetë.

Pas denoncimit të prindërve të 18-vjeçarit, autoritetet nisën hetimet, nga ku doli se ish-modelja s’kishte pasur marrëdhënie vetëm me të, por me 5 studentë gjithsej. Pas këtij skandali, Fiona Viotia u shkarkua nga “Kolegji i Peshkopëve Dioqezianë” në Kejp Taun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here