I riu hedh nga kati i 10-të djalin e mitur, habit me deklaratën: Doja të dilja në TV

0
109

Një 18-vjeçar hodhi një djalë nga kati i 10-të në Londër sepse donte ta shihte veten në edicionet e e lajmeve në TV.

Djali gjashtë vjeçar po vizitonte Londrën nga Franca me familjen e tij kur Jonty Bravery, 18 vjeç, e hodhi atë nga një kati i 10-të i një ndërtesë më 4 gusht.

Djali pësoi plagë të mëdha, por fatmirësisht shpëtoi pasi e priti një tendë në katin e pestë.

Bravery, nga Ealing, pranoi se kishte tentuar vrasje dhe do të dënohet në shkurt.

Pas arrestimit të tij ai i tha policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë, për të nxjerrë në pah trajtimin e tij me autizmin në TV.

Pas ngjarjes i riu i ishte afruar një prej anëtarëve të godinës ku ndodhi ngjarja Tate Modern, duke thënë: “Unë mendoj se kam vrarë dikë, thjesht kam hedhur dikë nga ballkoni”.

Në intervistën e tij në polici, Bravery tha se nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por thjesht donte të dilte në lajme.

“Doja të isha në lajme”, ka thënë ai.

Në postimet në mediat sociale, të fshira tani, babai i të pandehurit, Piers Bravery u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për autizmin dhe trajtimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here