Standard.al

Estrada e fshatit! A i leu lali Eri shkallët që i la porosi Rama?

0

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, alias lali Eri, janë futur në një konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin, se kush e kush të mashtrojë më shumë.

‘Unë zgjohem në orën 5 e 30, ti në 4 e 30 të kesh dalë dhe të lyesh shkallët e pallatit, ti personalisht’, këto ishin fjalët që kryeministri Edi Rama i drejtohej pak ditë më parë Veliajt, deklaratë të cilat bën shumë bujë në media.

Por për tu treguar sa më bindës ndaj shqiptarëve Rama dhe Veliaj tentuan të vijojnë këtë show edhe gjatë ditës së sotme, kur kryeministri e pyeste Veliajn nëse e kishte mbaruar porosinë apo jo, dhe përgjigja ishte se ajo punë u krye menjëherë.

Por emisioni ‘boom’, e ka nxjerrë zbuluar këtë mashtrim të radhës, pasi gazetarët kanë qenë prezent në ‘vendin e krimit’ dhe kanë parë që shkallët nuk ishin lyer, siç lali pretendon në media.

Video që nxjerr zbuluar këtë mashtrim të madh është bërë publike nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Ja postimi i Zhupës:

Estrada e fshatit!

Kryemashtruesi Veliaj gënjen edhe mashtruesin Rama.

E pyet showmani Rama a u lye ajo, po po thote kryemashtruesi qe ate dite.

Emisioni Boom ka shkuar per ta pare gjendjen e shkalleve, edhe urdheri i Rames per Veliajn nuk ishte zbatuar.

Keta mashtrojne edhe njeri-tjetrin, mendoni cfare i bejne popullit keta!

Ndiqni videon!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.