Debat i ashpër në studio!! Deputeti kërkon drejtësi, biznesmeni i Ramës do dhe 15 vjet rilindjen në pushtet…

0
142

Deputeti Lefter Maliqi dhe biznesmeni Gjergj Luca, kanë debatuar ashpër në studion e ‘Top talk’. Ndërsa diskutohej për pasojat e tërmetit katastrofal të 26 nëntorit, deputeti Maliqi ka bërë thirrhej që asnjë ndërtesë mos shembet pa u marrë provat dhe pa ndërhyrjen e ekspertëve më parë, në mënyrë që të gjithë abuzuesit, qofshin këta deputetë, pushtetarë, kryebashkiakë, apo ndërtues partish të marrin dënimin e merituar.

Por kjo thirrje nuk i ka pëlqyer aspak biznesmenit Gjergj Luca, i cili ka theksuar se ky nuk është momenti për të gjetur fajtorët, por zgjidhjen.

Luca në tentativë për të ironizuar deputetin Maliqi është shprehur se nuk pret nga njerëz me interesa partiake të japin zgjidhje, gjë që ka rikthyer debatin.

Në përgjigjen e tij Maliqi ka theksuar se ndërsa ai punon për shqiptarët pa asnjë interes, biznesmeni Luca është thirrur në emision për të mbrojtur Ramën dhe rilindjen, për interesa personale.

Gjë që ka bërë që biznesmeni të shprehë hapur bindjen e tij, duke e shprehur në formë lutjeje që rilindasit të rrinë në pushtet edhe për 15 vitet e ardhshme.

Debati i plotë:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here