Standard.al

Bail out-i i ndertuesve! Tomorri: Cila është skema më e mirë për rindërtimin?

0

Qeveria ende nuk ka dalë me një plan konkret për rindërtimin e banesave tëklasifikuara sit ë pabanueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit, për mënyrën si do financohet, vendin ku do bëhen ndërtimat,kush do jenë ndërtuesit etj.

Klodian Tomorri ka bërë një analizë të situatës por edhe të deklaratave të kryeministrit Edi Rama duke thënë se një nga aktet më brutale të qeverive në tregun e lirë është ai që quhet sipas tij, ‘bail out’ ose thënë shqip, ‘dorëzanë me kusht’.

Tomorri shkruan se me një situatë të tillëqeveria shpëton me paratë e qytetarëve kompanitë e falimentuara.

Reagimi i plotë:

Bail out-i i ndertuesve
Nje nga aktet me brutale te nderhyrjes se qeverive ne tregun e lire eshte ai qe quhet bail out. Kjo eshte situata kur qeveria shpeton me parate e qytetareve, kompani te falimetuara, qe tregu i lire i ka denuar me vdekje, ose kur ble asete qe tregu i ka refuzuar.

Zakonisht ky mekanizem perdoret per te shpetuar bankat ne prag te falimentit ose edhe industri te rendesishme, sic eshte ajo e automobilave ne SHBA. Por edhe kur perdoret per keto raste, serish bail out-i eshte perversitet, korruptiv dhe atentat ndaj tregut te lire.

Plani i qeverise per te blere apartamentet stok te ndertuesve eshte i tille. Saktesisht nje thike mu ne zemer qe i ngulet tregut te lire. Po perdoren parate e qytetareve per te blere nje mall qe tregu e ka refuzuar.

Degjova kryeministrin sot te thoshte qe nuk ja u blejme ndertuesve nese duan te bejne fitim dhe qe ne do te vendosim si tavan cmimin e tregut. Per cfare cmimi tregu behet fjale? Sepse po te ishte per cmimin e tregut do ishin shitur nderkohe ato, nuk do ishin stok. Por per shkak se tregu nuk i do jane aty te pashitura.

Pertej te gjithave, varianti me i mire do te ishte ai i ndertimit te lagjeve te reja. Te plotesuara me infrastrukture, sherbime publike dhe hapsira publike. Kjo do te rregullonte pjeserisht edhe barbarine urbanistike, vecanerisht ne Durres. Por nese qeveria eshte ne presionin e kohes per te strehuar banoret dhe ka vendosur te bleje apartamentet stok te ndertuesve, atehere tavani maksimal i cmimit duhet te jete kostoja fiskale.

Ndertuesit duhen thirrur te garojne kush e ul me shume cmimin nga kostoja fiskale. Madje edhe kostoja fiskale eshte shtrenjte per nje mall qe ka mbetur stok. Por cdo cmim mbi koston fiskale eshte korrupsion dhe marreveshje e piste per te shpetuar me para publike asete dhe kompani qe tregu i ka nxjerre jashte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.