Standard.al

U arrestuan se lejuan ndërtime pa leje, Gjykata merr vendimin për 3 inspektorët e IMT në Berat

0

Policia e Beratit në njoftimin e djeshëm bëri të ditur se ka arrestuar 3 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të akuzuar se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për tre të akuzuarit. Inspektorët u lanë në “detyrim paraqitje” nga gjykata. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi djeshëm i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni “STOP”.

Operacioni pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

 Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.