Standard.al

Tërmeti në Shqipëri/ Spanja i dërgon letër ngushëllimi FSHF-s

0

E gjithë bota e futbollit është solidarizuar me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Të prekur me gjendjen që ndodhet vendi ynë ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin ndihma për njerëzit në nevojë.

Sw fundmi, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë një letër ngushëllimi  nga Presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, z. Luis Rubiales.

Në letrën e tij, Presidenti Rubiales shprehet:

I dashur Armand,
U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.
Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.
Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.
Lutem na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.
Gjithë të mirat!

Faksimile e letrës së Presidentit të RFEF:

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.