“Policia me Land Rover?!”/ Dylgjeri: Merre detyrë shtëpie Gjeneral Lleshi! Në fund…hajduti në drejtim të paditur

0
82

Nga  Ylli Dylgjeri

 

 

Policia me Land Rover?

“Qeveria bleu 51 Land Rover, model i fundit, dhe prodhimi i fundit, përpara tërmetit, dhe nuk bleu mjete për emergjencat civile. Një ditë përpara tërmetit këto janë lançuar tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Kështu tha Neritan Sejamini sonte në emisionin “Open” të Eni Vasilit.

Koment
Po! E vërtetë. Makinat i pamë këto ditë të rreshtuara në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Policia tani edhe me Land Rover, pasi ka në inventaret e saj marka të shumëllojshme, veç marrjes me leasing të mjeteve operative. Konsume e shpenzime të ndryshme. Ndërkohë shtohet edhe Land Roveri, e kush përdor atë e njeh mirë edhe faturën e kripur të këtij mjeti lluksoz për biznesin, e jo më për policinë shqiptare!
Duke punuar në Policin e njoh mirë edhe mundësine e buxhetit të saj për të mbajtur mjete të familjes Rover në parkun e MB.
Por, për të qënë më i drejtpërdrejt, po tregoj edhe një episod që më ndodhi muajt e fundit.
…Një mëngjez kur dola të marr makinën time në garazh, shoh se hajdutët e kishin shpëthyer qepenin dhe kishin vjedhur disa vegla pune.
Shkova në Komisariat dhe bëra denoncimin. Por polici kriminal, më njohu dhe më ftoi në mjetin e policisë për të ardhur në vendngjarje. Mjeti i policisë, një veturë koreane ishte mjaft komode. Por….e pyes shoferin:
Sa karburant konsumon mjeti?
Që ti bie shkurt Shef, gjatë 8 orëve shërbimi
në rrugët e Tiranës, duhet të konsumoj jo më shumë se 6.7 litra. Mbi këtë konsum duhet ta paguaj vetë, nga rroga. Kaq mjafton për të kuptuar gadishmërinë. Na duhet të rrimë më shumë të fikur në rrugë se të patrullojmë rrugëve…
Pas kësaj po Ju pyes zoti Minister:
Po Land Rover-i?
-X!
Merre detyrë shtëpie Gjeneral Lleshi.
Në fund…hajduti në drejtim të paditur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here