Pafytyrësi në kohë fatkeqësie!!! Reagon ashpër Luan Rama: Edhe kryeministër, edhe gënjeshtar…

0
102

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar ndaj kronikës së publikuar nga Ora News se administrata është urdhëruar që të paguajë me detyrim nga paga mujore në shenjë solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti.

Rama publikoi lajmin e medias sonë, duke shkruar se kjo është një pafytyrësi në kohë fatkeqësie.

Ish-deputeti shtoi se Rama është edhe kryeministër edhe gënjeshtar.

“Pafytyrësi në kohë fatkeqësie: Edhe kryeministër, edhe gënjeshtar…”-shkroi Rama.

Rama tha se s’kanë detyruar askënd të japë lekë nga rroga për tërmetin, por faktet flasin ndryshe

Kryeministri Edi Rama mohoi sot të ketë pasur një urdhër ndaj administratës për të kontribuar për të prekur nga tërmeti.

Sipas tij gjithçka ka qenë vulletare, edhe pse mediat prej ditësh disponojnë një dokument që hedh poshtë pretendimin e tij.

E refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar të gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë për rindërtimin. Është e pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit këtij procesi, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces.

Por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale, ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50%  shtetëror në varësi të institucioneve qëndrore dhe qeverisjes vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle”, deklaroi Rama.

Por në një shkresë që mban firmën e drejtorit të policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, urdhërohen oficerë me grada të ndryshme për kontribute të ndryshme duke nisur nga 2000-5000 lekë.

 

Media edhe kur ka fakte mesa duket do të përballet me sanksione më të ashpra pas seancës plenare të 19 dhjetorit.

Rama: Duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e antishpifjes për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e jashtëzakonshme duhet të jetë e dënueshme. Lajmet e rreme në situatën që kaluam është kriminale.Lajmi se po shembet spitali i Durrësit solli një të vdekur në përpjekjen për të ikur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here