Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve e mediave: Dorëzoni pasaportat e shërbimit, ose do detyrohemi të…

0
139

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi për shtyp i ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat diplomatike, ose në të kundërtën ky institucion do të detyrohet që t’i nxjerrë ato të pavlefshme.

KËRKESA
Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta. Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”.

 

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here