Me videon më të veçantë për festa, Elita Rudi zbulon portretin e ëmbël familjar

0
136

Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ portretin më të ëmbël familjar për festa. Me anë të një videoje të kuruar deri në detaje, ku shfaqet krah të voglit të saj, Zërit dhe bashkëshortit, Gjiko ajo na tregon se si është zbukuruar shtëpia e tyre për festat e fundvitit.

Moderatorja ka zgjedhur që me anë të këtyre pamjeje të falenderojë publikisht reperin e njohur për gjithçka çfarë ai ka bërë për të.

“Zot faleminderit për @gjikotheflyboy dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës sime të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzëqeshë dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qejfin del edhe jashtë kornizave të tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës. Je bota e nënës dhe babit”, ka shkruar Rudi bashkangjitur videos ku duket se e gjithë familja ka sjellë më pranë atmosferën e festave.
Menjëherë pak këtij postimi nuk kanë munguar komentet e shumta të ndjekësve të cilët e komplimentonin Elitën për pamjen e bukur të familjes së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here