Standard.al

Epike nga deputeti socialist: Dako është vrasës, duhet të shkojë para drejtësisë bashkë me Ramën…

0

Ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit.

I ftuar në studion e “FaxNews”, Ndocaj e quajti Dakon vrasës të banorëve që humbën jetën ditën e tërmetit.

Sipas tij, Dako duhet të mbajë përgjegjësi penale për viktimat e tërmetit, pasi ai ka patur në dorë të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Durrësit, gjatë 12 viteve që ka qenë në krye të këtij institucioni.

Gjithashtu, ish-deputeti i PS në legjislacionin e kaluar theksoi që edhe Rama duhet të shkojë para drejtësisë për pallatet e dëmtura në Tiranë, të cilat sipas Ndocajt janë ndërtuar në kohër kur kreu i qeverisë ishte kryetar bashkie.

Ai tha:

Ligjet ekzistojnë, por ne kemi problem kryesor se ne nuk kemi kontroll, nuk kemi ndërtues. Ata janë të paaftë dhe të korruptuar. Ish-kryetari i bashkisë në Durrës ka 12 vjet që jep leje, ai jepte certifikatat e pronësisë, ai blinte, ai jepte hekur. Pra ishte mbreti. Por ai duhet të jetë para drejtësisë. Tani ai është vrasës, ai është një ndër njerëzit kyç dhe po mundohen të shemben pallatet sa më shpejt që të humbin edhe provat. Kemi edhe një Don Kishot që duhet të ishte para drejtësisë sepse të gjitha lejet në Tiranë i ka dhënë ky zotëria kur ishte kryetar bashkie sepse kemi pallate të prishuara dhe në Tiranë. Zoti kryeminsitër bashkë me zotin Dako duhet të ishin para drejtësisë. Jo të dalë të bëjë shou, të tallet. Ai del dhe thotë mos na sillni ndihma, por lekë kesh. Ai del 24 orë live nëpër media.”

Po ashtu, Ndocaj hodhi dyshime të forta mbi ndërtimin në vend, ku theksoi se ky sektor përdoret për pastrimin e parave të pista nga persona të inkriminuar.

Ai shtoi:

Inxhinierët janë të korruptuar që japin firmën e tyre pa problem. Këta duhet të ishin të gjithë para drejtësisë. Vrasës nuk je nëse vret me pistoletë, vrasës quhesh edhe kur ceritifikon një objekt me problem. Quhesh vrasës me paramendim. Në këtë rast emri i vrasësit është kryetari i bashkisë, inhinieri, arkitekti. Ata ose korruptohen, ose janë njerëz që kanë blerë diplomat. Pjesa më e madhe e ndërtimit sot janë njerëz të krimit të organizuar që pastrojnë para. Kosto e ndërtimit ka kushte. Duhet ndërtuar me materiale të duhura dhe me certifikime të duhura. Nuk mund të jetë nën 500-600 euro kosto e ndërtimit, ndërsa këtu është 300 euro. Dhe më pas shqiptarëve u jepet një certifikatë vdekjeje për të jetuar në një shtëpi dhe i qajmë njerëzit siç po bëjmë sot.”

Ndocaj tregoi më tej se ka ofruar 10 apartamente në Lezhë për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.