Dëme të mëdha/ Priten të shemben godina në “Qytetin Studenti”, banorët: Jemi në qiell të hapur…

0
125

Në “Qytet Studenti” godinat 15, 18 dhe 19 do të shemben pas tërmetit të 26 nëntorit pasi kanë pësuar dëme.

Në to nuk ishin akomoduar studentë, por familjarë që kishin gjetur strehë në to, kundrejt qirasë ndaj shtetit. Familjarët kanë mundur të nxjerrin nga godinat, rrobat, mobiliet dhe elektroshtëpiaket, por nuk dinë se ku t’i çojnë.

“Kam banuar në kat të dy 15 vjet në godinën 15 në Qytet Studenti. Ja kam paguar qiranë muaj për muaj. As shkau në Kosovë nuk ka bërë atë që ka bërë shteti te ne dje. Si lirohet godina për një orë?

Jam në qiell të hapur, veti i tretë me djalë dhe vajzë. Rrobat e mia kanë përfunduar në garazhin e një shoku të djalit”, është shprehur një banore për Ora News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here