Standard.al

Dehet me alkool nga trishtimi për tërmetin, shqiptari e pëson keq në Greqi

0

I pikëlluar nga tërmeti në Shqipëri, një 51-vjeçar piu disa gota alkool në Greqi, por e pësoi keq, pasi përfundoi në burg.

Shqiptari me banim në Volos ishte në gjendje të dehur, ndërsa makina e tij u përplas me një tjetër mjet.

Ai u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe ndërkohë nuk kishte as patente. Aksidenti ka ndodhur të dielën e kaluar, ndërsa sot doli para gjykatës ku edhe u shpall fajtor, raportojnë mediat greke.

Shqiptari u dënua me 14 muaj burg dhe gjobë 1200 euro.

Ai pretendonte se do të shkonte për peshkim, por ishte i papunë dhe ndërkohë kishte pirë pasi ishte i shqetësuar për tërmetet që kishin goditur Shqipërinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.