Zbardhet vendimi i grupit socialist për garën e kryeprokurorëve. Ja cili është kandidati që do të mbështesin

0
91

Sapo ka nisur seanca pleanre në Kuvendin e Shqipërisë në të cilën drejtuesi i seancës ka kërkuar një minutë heshtje për viktimat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Ndërkohë që para punimeve Partia Socialiste ka mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar.

Në këtë mbledhje ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është marrë vendimi për të mbështetur në garën për kryeprokuror, Olsian Çelën.

Të njëjtat burime tregojnë se deputetët socialistë do të mbështesin vendimin e KLP-së dhe konsiston në rënditjen e kandidatëve sipas pikëve ku kryeson Olsian Çelën.

Për kalimin e tij në Kuvend dhe që të shpallet  kryeprokuror i ri, duhen 84 vota.

Në këtë garë, KLP ka përzgjedhur tre kandidatë të cilët janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here