Tragjedia në Thumanë, PD 5 pyetje për Edi Ramën…

0
139

Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, thotë se në këtë tragjedi ku nga shembja e pallatave në Thumanë humbën jetën 24 persona, qeveria duhet t’i përgjigjet 5 çështje kryesore.

”Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë”,-shkruan ndër të tjera Bradhi.

Postimi i plotë:

Pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, u dëmtuan rëndë që në 21 Shtator. Banorët tregojnë se për gati 1 muaj kanë jetuar në çadra, për shkak se banesat e tyre dukeshin të pasigurta. Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor. Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pikepyetje:

1. A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?
2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here