Sulmohet 30 vjeçarja, i hedhin acid në fytyrë

0
192

Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një ‘substancë’ është hedhur mbi të, mëngjesin e sotëm në Londrën veriore.  Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeç, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikiës së trafikut në ‘Kentish Town Road, Camden’.

Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit. Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here