Manjani: Shteti nuk mund të jetë emocional, ja kush duhet kompensuar për dëmet nga tërmeti…

0
80

I ftuar në studione  Abc News me Juli Xhokaxhi, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani foli dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Manjani u ndal tek dëmet e mëdha në ndërtesa, ndërsa theksoi se parimi është “Shkaktari i fatkeqësisë është tërmeti, por shkaktari i cilësisë së ndërtimit duhet të paguajë”.

Sa i përket ndërtesave pa leje ish ministri u shpreh se është më drastik në këtë pjesë, pasi nuk është për të mos i ndihmuar , por jo me ngarkesa buxhetore.

Pjesë nga biseda në studio:

Xhokaxhi: Çfarë duhet të bëjnë njerëzit banesat e të cilëve janë të dëmtuara, a kanë të drejtë dhe a duhet që njerëzsit të bëjnë paditë individuale?

Mnajani: Shkaktari i fatkeqësisë është tërmeti, por shkaktari i cilësisë së ndërtimit duhet të paguajë. Në të tilla raste një rregull i përgjithshëm, një ndërhyrje e strukturës shtetërore është më e duhur se një padi individuale. Një gjë ti thuash ndërtuesit se ma ke hedhur kur më ke shitur shtëpinë, dhe është një gjë tjetër të thuash se shtëpitë që  janë me meta sigurisht që është mashtrim dhe ai që e ka bërë duhet ta paguajë. Unë jam që të dëmshpërblehet dëmi . Kjo është baza

Xhokaxhi: E ka kërkuar edhe Rama…

Nuk kam një problem se kush e thotë unë i rri kësaj logjike. Në shoqërinë e tregut të lirë me pronën private, shkaktuesi i dëmit paguan. Unë jam për këtë lloj përgjegjeshmërie. A ka vend për hetime për inxhinierët, urbanistët, tek ato lejet e famshme. Lejet e e shfrytëzimin  është dokumenti që lejon banorit të banojë në këtë shtëpi. Nuk jam për të burgosur njerëzit. Shteti në këtë rast duhet të jetë i rreshtuar drejt këtij parimi. Kjo është logjika dhe me këtë gjë riparimi i dëmeve mund të ulë ndjeshëm faturën e ndërtimit.

Ka një kategori të dytë që janë banesat e ndërtuar në komunizëm. Këto duan një ndihmë dhe këtu vlejnë edhe ndihmat. Që unë deri më sot kam dëgjuar qeverinë turke që ka thënë do ndërtoj  500 shtëpi dhe një kompanie që thotë do ndërtoj 20 shtëpi. Gjë më konkrete se kaq unë nuk kam dëgjuar

Kjo është marrëdhënie e drejtpërdrejtë me pronarin, i thuhet ti e ke humbur këtë shtëpi. Këto lloj ndihmash duhet tu shkojnë këtyre familjeve që jetojnë në pallatet e vjetra.  Dhe kategoria e tretë janë atë të ndërtimeve pa leje. Është një katastrofë sociale. Këtu jam pak më drastik, se nuk jam për të mos i ndihmuar se e drejta për të strehuar është një e drejtë e rëndësishme , jo me ngarkesa buxhetore. Është e pamundur ti kërkosh shtetit sot ndërto shtëpinë siç e kishe me ca kolona të holla, është një gjë që nuk shkon

Xhokaxhi: Ne periferi ka ndërtesa që nuk kanë pasur inxhiniere kanë parë një fotografi dhe e dua këtë model, ama janë me dhjetëra…

Manjani: Po pra por edhe te kjo kategori. Kush ka ndërtuar në mënyrë cilësore ka shpëtuar. Unë nuk jam për të mos ndihmuar, është çështje e llogjike të ftohtë. Shteti nuk mund të jetë emocional. Shteti i ka bërë shteti i Enver Hoxhës se ishte pronar shteti. Qeveria ndihmon, për të zgjidhur emergjencën dhe për të ndihmuar jo se mu prish shtëpia dhe dua shtëpinë, duhet të jemi të ftohtë.

Xhokaxhi: Nuk kemi akoma një faturë , por ama një shifër të përafërt

Manjani: Është shumë herët për ta dhënë. Nxitimi për të treguar shifra është korrupsion

Me ndërtimin pa leje është bërë një tolerancë e madhe duhej dhënë certifikata. Nëse hapim thesim dhe të heqim ca lekë nga buxheti. Logjika nga koncesionet është e gabuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here