‘Kthim në normalitet’/ Lihen pas gjurmët e tërmetit, Durrësi nis të zbukurohet për festat e fundvitit

0
144

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ka nisur puna për zbukurimin e qytetit, me qëllim edhe rikthimin e normalitetit dhe atmosferës që sjellin festat e dhjetorit.

Ndonëse akoma janë të pranishëm gjurmët e tërmetit, në qytetin e Durrësit ka nisur zbukurimi i qytetit në kuadër të festave të fundvitit.

“Ne po programojmë që jo thjeshtë të rikthejmë normalitetin por t’iu kthejmë përmes një entuziazmi të jashtëzakonshëm përmes ngjyrave të bukura të vitit të ri. Dritat do të ndizen shumë shpejt. Dekori sapo ka filluar të vendoset. Sot në darkë ne po përgatitemi që të vendosim pemën e madhe të vitit të ri por edhe shtëpizën e babagjyshit në qendren e qytetit. Ndërkohë që në këto momente, punëtorët janë duke punuar për të zbukuruar tre bulevardet kryesore të Durrësit dhe të gjithë hyrjen e Durrësit. Në këtë mënyrë dritat do të kthejnë entuziasmin e duhur, jetën. Jetën plot me ngjyra që është edhe këtu në Durrës”, -u shpreh Çuçi.

Ndërkaq, ajo informoi edhe lidhur me numrin e të strehuarve nëpër hotele, për të cilën zv/ministrja deklaroi se shifrat e të akomoduarve i kalon 4 mijë tanimë.

“Numri i të strehuarve nëpër hotele i ka kaluar 4 mijë tashmë por unë kam edhe për këtë kam një lajm të mirë. Sot dhe nesër ne jemi duke ndezur pemën e vitit të ri në të gjitha këto hotele dhe pema nuk do të ndizet më nga pronarët por nga banorët e rinj, banorët më të vegjël të këtyre hoteleve që janë fëmijët”, tha ndër të tjera, Çuçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here