Standard.al

E rëndë/ Abuzoi seksualisht me motrën e mitur, dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë

0

Një 19 vjeçar u arrestua nga policia e Fierit sot pasi akuzohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me të motrën minorene. Ngjarja e rëndë mesohet se ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, më datë 3 dhjetor.

“Panorama” ka mësuar nga burimet zyrtare se i riu që u arrestua është Silvi Sakaj.

Burimet nga te aferm te familjes Sako ne Suk te Roskovecomit tregojne per “Panorama” se dy te rinjte nuk jane moter e vella gjaku. Mesohet se vajzen e ka sjelle nga martesa e pare gruaja, ndersa djali ka qene nga martesa e pare e kryefamiljarit.

19 vjecari po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.

Ai u arrestua pas denoncimit në polici nga familja e të miturës. Kjo e fundit kishte shkuar me të vëllanë pranë shtëpisë së të fejuarit të 16- vjeçares, banesë e cila ishte bosh sepse i fejuari dhe familja e tij jetojnë në Greqi.

Dy të rinjtë kanë shkuar me qëllim për të pastruar një serë që ishte pranë banesës, por sipas asaj që ka shpjeguar minorenja. ka pasur një debat me të vëllanë dhe më pas ai ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja ka ndodhor jo shumë larg shëpisë së familjes Sakaj.

Kur ka mbërritur në shtëpi, vetë 16 vjecarja ka thënë atë që i kishte ndodhur.

Policia ka marrë deri më tani ne pyetje motrën e të arrestuarit dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.