Drejtori i “Koço Gliozhenit”: Shërbimi vijon normalisht, dëmtimet janë të riparueshme…

0
135

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme dhe në maternitetin “Koco Gliozheni” në Tiranë. Pas denoncimit nga ish deputeti i PD, Bardh Spahia, drejtori i maternitetit, Genci Hyska thotë , se dëmet po riparohen dhe nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacienteve.

“Nuk ka dëmtime në strukturën e godinës janë thjesht dëmtime të riparueshme”, tha Drejtori i maternitetit Genci Hyska.

Zonat ku janë më të dëmtuara i kemi nxjerrë jashtë funksionit dhe tashmë kanë filluar punën firmat për likuidimin e këtyre dëmeve, por ka një radhë puna për këtë. Nuk kemi patur as komplikacionin më të vogël sepse i kemi të gjitha kapacitetet për të përballuar punën”, tha ai./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here