Denoncimi fortë nga ish-deputeti: Dëmet e tërmetit në maternitet mbulohen me çarçafë…

0
104

Pamjet e mëposhtme i përkasin maternitetit të ri ndërsa vihet re se dëmet e shkaktuara nga tërmetet janë mbuluar me çarçafë.

Ky dënoncim është bërë nga ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia I cili shprehet se, Instituti i Ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. “Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përvec dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës”, shkruan Spahia.

Më tej ish-deputeti shkruan përkrah fotove se qeveria e fsheh situatën në të cilën ndodhet ky spital ndërsa shton se nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që sipas tij,  Bledi Çuçi nxjerr dy herë në ditë.

Reagimi i plotë:

KRIMINALE : DEMET E TERMETIT NE MATERNITET MBULOHEN ME CARCAFE!!!!

Këto janë fotot që denoncohen nga personeli i shqetësuar i maternitetit të ri, për dëmet që janë shkaktuar në institucionin që sjell jetë. Instituti i ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përvec dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës!!!! Pra situata është tejet serioze. Cfarë bën shteti i papërgjegjshëm? Përvecse e fsheh, sepse nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që Bledi Cuci nxjerr dy herë në ditë, shikoni zgjidhjen mesjetare që i jepet: të carat mbulohen me carcafë operatorë!!!!!
Këtu kalohen kufijtë e papërgjegjshmërisë dhe hyhet në kufijtë e një vepre kriminale!
Sa të sigurt mund të jenë pacientët e personeli mjekësor në këtë ndërtesë, ku dëmet e tërmetit thjesht mbulohen me carcafë, e nuk ndërhyhet për të siguruar godinën, e sidomos kur nuk raportohet publikisht si dëm serioz?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here